» Kokajt deri mė sot!
Kokajt-dje dhe sot!

Malësia e Karadakut

Argëtim

Komunikim

Login


    Regist

Shoutbox
avniasani: pershendetje kokajli
gramos: Me rastin e 60 vjetorit jubilar tė vrasjestė Hasan Alisė, tė mėsuesit Mustafė Koka nga Kokaj tė Gjilanit, si dhe bashkėshortes sė tij Rabies nga Remnikut i Vitisė, tė Agush Mehmetit, Hazirit nga Bresalcit i Gjilanit dhe bashkėshortes sė tij, Qibrijes nga Pozhoranit tė Vitisė, tė cilėt ranė mė 10 tetor 1951 u vunė kurora nė venvarrimin masiv nė kazermen e FSK. Hasan Alia, luftétar pér etniné shqiptare Gjilan, 11 tetor- Me rastin e 60-vjetorit tė vrasjes sė kaēakut tė fundit shqiptar, Hasan Alia dhe grupit tė tij, Mustafė Koka e Agush Haziri, tė cilėt u flijuan nė mbrojtje tė sė drejtės pėr vetėvendosje edhe bashkim kombėtar, Ramadan Asllani e ka botuar monog...rafinė "Hasan Remniku, luftėtar pėr etninė shqiptare". Publicisti Nijazi Ramadani thotė se monografia "Hasan Alia - luftėtar pėr etninė shqiptare", si asnjė publikim i deritashėm hedh dritė mbi gjithė atė qė ka ndodhur ndėrmjet viteve 1941/1951, tė njė lufte frontale dhe tė organizuar, qė ka shėnuar njėrėn nga rezistencat mė tė fuqishme kundėr aneksimit tė dhunshėm tė Kosovės dhe viseve tjera shqiptare nga Serbia. Material i sistemuar nė gjashtė kapituj Autori Ramadan Asllani ka grumbulluar tė dhėna dhe dėshmi gjithandej masivit gjeografik tė Karadakut tė Vitisė, Gjilanit, Preshevės, Kumanovės, Shkupit dhe Kaēanikut, nga ishte radiusi i veprimit tė kėsaj lėvizjeje tė armatosur, qė drejtohej nga Hasan Alia dhe qė nuk u pajtua me aneksimin e viseve shqiptare, por e vazhdoi rezistencėn deri nė rėnie. Libri ka rrėfime tė drejtpėrdrejta dhe dėshmi e fakte rrėqethėse pėr luftėn dhe rezistencėn heroike tė tyre, si prijės dhe pjesėmarrės tė ngjarjeve, tė cilat kishin mbėshtetje te masat e gjera popullore, tė lidhura me idealet e pathyeshme tė luftės ēlirimtare pėr liri e bashkim kombėtar. Nė lėndėn arkivore monografike ėshtė pėrfshirė njė material gjithėpėrfshirės, i sistemuar nė gjashtė kapituj, tė cilėt paraqesin njė tėrėsi unike pėr nga ngjarjet, zhvillimet, hapėsira dhe koha, tė ndarė nė tituj dhe nė shumė nėntituj, sikur nė aspektin e tematikės pėrmbajtjesore, kronikės sė ngjarjeve, e deri te qėllimi i tyre. Nė monografi, vend i merituar i jepet kryepersonazhit Hasan Alia, qė ishte bosht i organizimit tė kėsaj lėvizjeje, sikur edhe bashkėluftėtarėve tė tij, Agush Haziri e Mustafė Koka, qė ishte njėri nga tre shenjėtarėt mė tė mirė tė vendeve ballkanike. Autori ka sjellė dėshmi tė pranueshme nga tė gjitha burimet, pėr ta pėrmbyllur monografinė si njė dokumentar besnik tė kohės. Siē thotė historiani mr. Adem Murati, Asllani i ka shfrytėzuar maksimalisht tė bėmat e kaēakut tė fundit tė Karadakut, pas Luftės sė Dytė Botėrore e deri me luftėn e fundit ēlirimtare tė Kosovės, Kosovės Lindore dhe asaj kombėtare nė Maqedoni. Njė varr i munguar Hasan Alia dhe grupi i tij, pasi ishin vrarė nė pritė, ose nė pabesi, nė vitin 1951 ishin ekspozuar nė lamėn e drithit pėr disa ditė dhe pastaj trupat e tyre ishin marrė pėr t'u groposur nė njė vend tė panjohur akoma. As sot, pas 60 vjetėsh, familjarėt nuk e dinė se ku gjenden saktėsisht varret e tyre, ndonėse, bazuar nė deklaratėn e njė qytetari, i cili i referohet njė dėshmitari serb, besohet se trupat e tyre ishin groposur diku brenda rrethojave tė ish-kazermės ushtarake jugosllave nė Gjilan. Pėrderisa nuk ndriēohet e vėrteta pėr kėtė rast, sado thellė qė tė jetė groposur nėn tokė, familjet e Hasan Alisė dhe grupit tė tij tė Ballit Kombėtar, Agush Hazirit nga Bresalci me bashkėshorten Qibrijen dhe Mustafė Rushitit-Koka me bashkėshorten Rabijen, do tė vendosin lule pranė njė varri tė supozuar, nė ēdo pėrvjetor tė rėnies sė tyre. Nipi i Alisė, Hasan Alia, ka kėrkuar qė atyre t'u njihet kontributi qė kanė dhėnė pėr ēėshtjen kombėtare, duke e kundėrshtuar njė regjim antishqiptar, siē ishte Jugosllavia. Duke kėrkuar angazhim tė institucioneve pėr zbardhjen e kėsaj enigme me varret, ndonėse familjarėt kanė shumė arsye tė besojnė se trupat e tyre mund tė jenė groposur brenda ish-kazermės ushtarake tė Jugosllavisė, edhe Agush Haziri insiston qė anėtarėve tė Ballit t'u njihen meritat. I.Musliu (Kosova Sot, 12 tetor 2001) shkrimi i pa cenzuruar ne tersi i postuar nga autori I.Musliu
gramos: Urime Festa e fiter Bajramit per te gjithe myslimanet e vecmas ata shqiptare. Festa e Bajramit eshte nje feste e paqes, dhembjes dhe dashurise pėr tė gjithė bashkėfshatarėt te Kokajt dhe kudo qė janė ata: Me Fat fiter bajrami 2011, Kokaj-2011
Written by Faik: Written by Faik Konica Saturday, 02 April 2011 15:13 Zakoni i skllavėrisė Botuar mė 1923 Skllavėria, si ēdo pėsim tjatėr, pasi rėndon ca kohė nė kurriz, bėhet ¬mė nė funt njė zakon i pėlqyer, dhe ata qė e mbajnė mi xverk e durojnė me gėzim. Veēan atyreve qė lindin skllav, u ėshtė skllavėria si njė natyr' e dytė dhe ata jo vetėm s'marin vesh ēdo me thėnė liri, po ndiejnė njė farė urrejtje pėr mprojtėsit e lirisė dhe ushqejnė respektin mė tė thellė pėr tiranėt ekspertė tė shkopit dhe tė zinxhirit.Kėto qė thomi s'janė theori tė thata. Kemi fakte historike qė i provojnė. Dini tė gjithė se qė mė 1861 e gjer mė 1865, u-bė n'Amerikė njė luftė civile e madhe nė mes tė Shteteve tė Veriut e tė Shteteve tė Jugės. Veriu, me Lincolnin si President, i qojti gjithė skllevėt tė lirė. Juga nuk pėlqeu kėtė veprim. Juga deshi t'a mbajė skllavėrinė si njė institutė legale, dhe u-nda nga Veriu duke u-prokllamuar njė republikė mė vete me Jefferson Davis-in si President. Fundin e di ēdo njeri: Juga u-munt, Amerika u bashkua pėrsėri, dhe skllaveria u-ēduk pėr gjithėnjė. Lincoln-i u-vra nė mbarim tė luftės. Davis-i rojti gjer mė 1889, si njeri prevat, -dhe bukuria ėshtė se ēngjau kur vdiq ky njeri qė kish derdhur aqė gjak pėr tė mprojtur skllaverinė: ngjau kjo gjė e ēuditshme, qė dymij ish-skllev vazhduan duke qarė qivurin e Davis-it! Shikoni forcėn e zakonit: skllavi i ēliruar kish zemrėn dhe dashurinė tė lidhur me armikun e ēlirimit.Kur qenka ashtu natyra e njeriut, a ėshtė ēudi qė njė shumicė Shqipėtarėsh tė kenė nė shpirt tė tyre adhurimin e zgjedhės? Bij, nipėr, stėrnipėr skllevėsh, skllev vetė, fjala liri nuk ėshtė pėr ta veē se njė gjė misterioze dhe e rezikshme, e cila duhet ose lėftuar ose pritur me tė ftohtė. Ēudia ėshtė se kemi dhe n'Amerike njė shumicė nga kėta skllev qesharakė dhe tė poshtėr. Tė lirė nga krahėt, truri i tyre ėshtė i lidhur me zinxhirė. Dhe ėshtė bukuri tė vazhdojė njeriu sielljet e kėsaj kopeje. Posa u tepėron pakė kohė nga puna, ata nukė dalin tė marrin erėn e paqme qė tė qėrojnė mėlēit' e tyre nga mikrobi i oftikės, - po venė si gjėrpėrinj nga "konak" nė "konak" dhe nga dyqan nė dyqan dyke bėrė propagandė kundėr Fushatės. - "Ē’ėsht' ajo parti liberale?" thonė skllevėt. "Ne kemi njė guvernė, dhe duhet t'a mprojmė. Ato qė bėn guverna janė tė mira. Populli nė Shqipėri ėsht' i kėnaqur. Mos dėgjoni ēpifjet, se paratė do t'ju venė humbur". Dhe fjalėt e tyre gjejnė pėrkrahje nga njė turm’ e errėt spiunėsh dhe larosh, - pseudo¬tregėtarė gjysmė t'egėr qė janė nė tė dhėnė faliment e sipėr, batakēinj t'ardhur nė mes tė Shqipėtarėve s'dihet nga ku dhe me ē'porosi, varangjelistė tė paqytetėruar me kurrizin "den-baba-den" tė zbutur nga shkopi, kumarxhinj, dembelė, etj. Kjo turme, e palarė nė gjithė kuptimet e fjalės, ka disa qėllime tė fshehta, - dhe njė qėllim sheshit, qė ėshtė: tė mos bėhet Shqipėria njė Shtet modern i shtėnė nė themele tė shėndosha, po tė mbetet njė vent i turbull dhe i dobėt, i lehtė pėr tė pėrmbysur kur lakmia e fqive tė gjejė rastin.Vetėm tė larkmėt duhet tė dinė njė gjė: skllevėt qė pėrmentmė, spiunė tė mbetur nga regjimet e shkuara tė Shqipėrisė, s'kanė tė bėjnė fare me VATREN. Vėrtet lehin, lėpijnė, futin hundėn nė ēdo deriēkė, - po as njė nė dhjetė s'ėsht' anėtar i Federatės qė kam nderin tė kryesoj. Dhe nė qofshin shtat' a tetė gjithsej, jan' asish qė hyjnė tė pavėnė re nga dera kur e gjejnė tė hapur, po dalin me elegancė nga penxheria kur zbulohen prej kujdestarėve tė shtėpisė. Puna ėshtė sheshit. VATRA ka lėftuar dhe lėfton pėr njė Shqipėri moderne, serioze dhe tė nderuar. Partia liberale qė u-organizua nė Shqipėri, do t'mundohet tė fitojė shumicėn nė zgjedhjet, qė tė vėrė nė veprim idealet e VATRES. Ju pėlqen ky mendim? Pėrkraheni me sa ju mundet Partine Liberale duke mos u vėnė veshin larove, tė cilėt pa fjalė do tė bėjnė zanatin e tyre.
Tre vjet pavare: Tre vjet - sa tre shekuj Homazh, nė njė vjetorin e Pavarėsisė Do vijnė pėrvjetorėt e Kosovės sė lirė e tė pavarur.Dhe pėrvjetorėt do tė kenė kalendarėt e viteve, nė nisje tė kėtij shekulli pėr tė shkuar nė gjithė shekujt e mijėvjeēarit tė tretė. Ishte shkurti i vitit 2008, ku 109 deputetė tė Parlamentit tė Kosovės, mbi letrėn papirus, me moshė 700 vjeēare, tė blerė nė kryeqytetin anglez e tė ardhur me avion nga SHBA, hodhėn firmėn e Deklaratės sė Pavarsisė. Ishte akti final, qė mbante brenda mijėra ėndrra-lirie, qindra Heronj qė i dhanė jetėn asaj ėndrre, mijėra luftėtarė, nėna e bij-nėnash, qė luftuan deri nė sakrifica-historike. E shkrova fjalėn “historike”se lufta e popullit kosovar, nė gjithė kohėt ka bėrė histori-qėndrese e histori-fitoreje. Jo mė kot u zgjodh ajo letėr papirusi me moshė shtatėshekullore pėr tė shkruar Deklaratėn e Fitores sė Pavarsisė. Ndoshta kėshtu s’ka ndodhur nė asnjė Pavarėsi nė kombet e tjerė tė botės sė qytetėruar, qysh nga fillimet e qytetėrimit botėror. Ndodhi ashtu se Pavarėsia e Kosovės ishte e gjitha simbol. Aty ishin dhe mungonin ata burra tė moēėm, qė tė hidhnin firmėn mbi atė papirus... Aty mungonin dhe prapė ishin ata luftėtarė qė i duheshin lirisė sė Kosovės. Ishin ata, qė e firmosėn atė “papirus” me gjakun e jetės sė tyre.. Aty mungonin dhe ishin intelektualėt e shquar, qė e mbajtėn ndezur kujtesėn kombėtare, me fjalėn e folur e me fjalėn e shkruar, me urtėsinė e “Oxhakėve tė Kosovės”... Do tė ndodhė ndonjė herė qė tė harrohen ato firma? Si mund tė ndodhė qė tė harrohen ato firma?! Nuk mund tė harrohen pse u hodhėn ato firma! Do kalojnė vitet e shekujt dhe ajo Deklaratė me “jetė-papirusi” do tė jetė sinfonia e pambaruar e jetės sė njė populli, qė e ėndėrroi lirinė, e meritoi lirinė, e fitoi lirinė, pėr tė jetuar i lirė... Kosovarėt, si askush tjetėr, i njohin miqtė e vėrtetė, siē njohin veten. Dhe dinė t’i nderojnė e t’i duan miqtė e vėrtetė, siē dinė e duan lirinė dhe nderin e tyre. Bota e qytetėruar, qė gjithė kohėt ka dhėnė mėnēuri-demokracie, pėr popujt e tjerė, ka ēfarė tė mėsojė dhe nga qytetaria e lirisė kosovare, qė nuk mban vetėm vulėn e mbi njė milion e gjysmė shqiptarėve tė Kosovės, por tė gjithė shqiptarėve kudo qė janė, qė numėrohen miliona. Shikoni Flamurin e shqiptarėve dhe kuptoni se ē’simbol ka liria! Kosova nė njė-vjetorin e pavarėsisė... sa shekuj ėshtė Kosova?! Ishte shpikur “papurisi” nė atė fillim-jete e nė atė ėndėrr-lirie?!
Arkivi

Statistikat
Gjithsejt: 85783
Sot: 58
Dje: 52
Online: 2
... mė tepėr

Udhėrrėfyes pėr jetė tė lumtur?

 




                                          

INFO:   www.kokajt.com

 

Fshatra nė Kosovė
Emri: Kokaj
Komuna: Gjilan
Popullsia: -
Kodi postar: -
Kodi telefonik: -
Lartėsia mbidetare: 565-643 m
Gjerėsia gjeografike: 42° 2. 26
Gjatėsia gjeografike: 21° 34. 46
Amėza: nuk ka
Pėrdorimi i stampės

Kokaj ėshtė njė fshat nė Malet e Karadakut   (Malet e Zeza),            Gjilan , Kosovė    - Vendbanimi Kokaj shtrihet nė juglindje tė territorit tė Komunės sė Gjilanit, gjegjėsisht nė skajin juglindor tė territorit tė Kosovės. Ky vendbanim i vendosur thellė nė Malet e Karadakut ėshtė 18 km larg Gjilanit( 12.2 km vija ajrore nga qendra e Gjlanit dhe 10.20 nga qendra e Preshevėsdhe 17 km nga Bujanoci). Fshat kodrinor-malor i tipit tė shpėrndarė, i vendosur nė shpatijet e Maleve tė Karadakut, nė gjersinė gjeografike veriore prej 42° 23.26 dhe 21° 34.46 tė gjatėsisė gjeografike lindore. Vendbanimin Kokaj e pėrbėjnė tri lagje: Lagjja e Poshtme, Lagjja e Epėrme dhe nė mes tė tyre Lagjja e Gurinės. Pėr nga lartėsia mbidetare dallojnė lagjet njėra prej tjetrės. Nga 650 m lagjja e Poshtme, 7oo m e Gurinės dhe 750-800 ajo e Epėrmja. Maja mė e lartė arrin 860 m lartėsi mbidetare.Territori i fshatit Kokaj kufizohet me at tė Llocės nė veri, tė Sllubicės nė lindje, nė jug me Magjeren dhe Ranatocin (qė i takojnė komunė sė Preshevės) e nė perėndim me territorin e Myqėbabės dhe Buricės. Nryshe territori i fshatit Kokaj shtrihet nga Lumi i Sllubicės nė lindje , deri te Lumi Llapusha (Lapushnica ) nė perėndim dhe nga Kodra e Lestes ( Llocė) nė veri deri te vendi i ashtuquajtur Zllatare nė jug ( Ranatoci). Sipėrfaqja e pėrgjithshme e territorit tė fshatit Kokaj ėshtė 402 .52 ha. Fshati Kokaj i takon Bashkėsisė Lokale tė Pogragjės. E tėrė Bashkėsia Lokale e Pogragjės ka njė sipėrfaqe prej 50km 2 ose 9.7%tė territorit tė komunės, nė vitin 1981 pėrbėnte 4.3 % tė tėrė numrit tė banorėve tė komunės,ndėrsa pas luftės edhe pjesėmarrja e popullsisė ėshtė edhe mė e vogėl. Komuna e Gjilanit ka territor prej 253 km2 dhe rreth 130.000 banor (vlerėsim viti 2003). Si vendbanim ėshtė krijuar para dy shekujve kur banorėt e parė erdhen nga vendbanimi i Sanxhakut tė Nishit , Klaiq . Fshati Kokaj pėrbėhet prej tri lagjeve tė ndara njėra nga tjetra, e ato janė: Mahalla e Poshtme, Mahalla e Epėrme dhe nė mes tyre shtrihet Gurina, ku edhe ėshtė shkolla e fshatit e ndėrtuar nė vitn 1967. [1]  

Pamje nga   Kokaj .net (webfaqja www.koka.net )!

   

http://commons.wikimedia.org/wiki/File:Kokaj._l._e_Poshtme.png http://nona.net/features/map/placedetail.868727/Kokaj/ http://www.kokajt.com/index.php?NewsLajm  

                 

  • Kokajt nėpėr mote e shekuj

  • Kokaj tė Gjilanit mbahen "ditėt e takimit familjar"
    Ritakim me njerėzit e vendlindjes
    Nė vitin 1981, fshati kishte 376 banorė, ndėrsa tani nė kėtė fshat kanė ngelur vetėm pesė familjae me rreth 30 banorė
    Gjilan, 27 korrik
    -


    Nė Kokaj tė Gjilanit, njė fshat ky i zonės kufitare,i braktisur bukur shumė ndėr vite, janė mbajtur\\\' "ditėt e takimit familjar" ,ku dikush ėshtė rikthyer atje pran njė lutje pran varrit tė tė afremve te tij, ose per te lerė njė tufė lule mbi varrin e shkrimtarit Zejnullah Halili, apo tė dėshmorit Arben Ramadani, apo tė martive tė luftės sė fundit, Avdiut, Rabitit dhe tė tjerėve si dhe pėr t\\\'u ritakuar me tė gjathėt tė vendlindjes, qoftė me ata qė ende jetojnė nė kokaj,ose gjithandej Kosovės, viseve tė tjera shqiptare, apo edhe nė diasporė. Fshati Kokaj shtrihet nė juglindje tė Gjilanit. Si vednbanim ėshtė krijuar para dyshekujve dhe banorėt e parė erdhėn nga Sanxhaku i Toplicės, vendi i quajtur Klaiq. Nė vitin 1967 plaku Nezir Haliti (Mixha Nezė ) ndėrtoi shkollėn me vetėkontribut dhe nė pronėn e vet nė mes tė fshatit nė afėrsi tė lagjes Gurinė. Mėsues tė parė ishin pikėrisht tė rinjtė e kėtij fshati tė cilit ishin shkolluar si Rrustem Rrustemi e Halil Halili, thotė publicisti dhe poeti Nijazi Ramadani, njė nga ish- banorėt e fshtait .Sot kėsaj shkolle i kanoset rreziku i shuarjes pėr arsye tė mungesės sė nxėnėsve. Sipas regjistrimit tė parė qė ėshtė bėrė nė vitin 1948 fshati Kokaj ka pasur 250 banorė, nė vitin 1953 ka pasur 289 banorė, nė vitin 1961, 342, nė vitin 1971, 386 ndėrsa nė vitin 1981, 376 banorė. Nga viti 1981 e kėndej ka pasur vazhdimisht zvogėlim tė popullsisė si pasojė e emigrimit tė banorėve nė drejtim tė qendrės komunale tė Gjilanit. Rėnie tė numrit tė popullsisė ka shkaktuar lufta e fundit kur nga ky fshat u shpėrngulėn shumica e popullsisė si pasoj e pasigurisė. Nė vitin 1999 paramilitarėt serb kanė masakruar disa banoirė tė kėtij, dhe tani kokajt kanė ngelur me rreth 30 banorė. Shumė shtėpi janė shkatėrruar, por Kokajt thanė nė takimin familjar se: " janė tė shumtė ata qė po kthehen pėr t\\\'i renovuar, apo rregulluar pėr banim tė pėrkohshėm shtėpitė e tyre. I.Musliu(Kosova Sot)

     

     

    Pyetsori
    Faqja kokajt.com, sa ka plotėsuar nevojat pėr informim tė kėtij fshati nė tė kaluarėn dhe tė tashmen?







    Kėrko
     


    Newsletter
    <1. 2012>
    MoDiMiDoFrSaSo
          1
    2345678
    9101112131415
    16171819202122
    23242526272829
    3031